Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se kush është çelësi i suksesit, ju mund të gjeni një pasqyrim të asaj çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm, që janë miliarderë të bërë vetë.

Si është rutina e tyre e përditshme? Dardania.com do t’ju tregojë sot se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm dhe të pasur, para orës 9 të mëngjesit.

1. Ushtrohen fizikisht

Sipërmarrësit e suksesshëm e fillojnë ditën me stërvitje. Kjo i ndihmon ata të përgatiten për orët në vazhdim. Zakonisht stërvitja zgjat për 45 minuta, informon dardania.com. Aktiviteti fizik jo vetëm i bëni mirë shëndetit, por nxit edhe humorin e mirë.

2. Meditojnë

Oprah Winfrey ka thënë se ajo e fillon ditën e saj duke medituar për disa minuta. Sipas saj, meditimi sjell ndjenjën e kënaqësisë dhe gëzimit të thellë. Edhe njerëz të tjerë të suksesshëm e të pasur e kanë këtë si ritual në mëngjes, informon dardania.com

3. Organizohen

Para se të largohen nga shtëpia në mëngjes, njerëzit e pasur, nuk lënë asnjë rrëmujë. Ata gjithashtu organizojnë se çfarë do të bëjnë gjatë ditës, duke përfshirë këtu pazaret apo shopingun.

4. Lexojnë lajmet

Ky është një zakon popullor i shumë miliarderëve. Ata e fillojnë ditën duke lexuar lajmet dhe titujt e parë të gazetave. Barack Obama, për shembull, është një lexues i tillë.

5. Hanë mëngjes

Ka diçka të vërtetë në thënien, se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës. Zakonisht mëngjesi i tyre përfshin fibra dhe proteina, të cilat ju japin energji dhe ulin oreksin. Po ashtu ulin rrezikun nga sëmundjet./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme