Një studiues kinezo-amerikan i dënuar për spiunim në Iran është liruar në këmbim të lirimit të një shkencëtari iranian të arrestuar nga SH.B.A.

Xiyue Wang u arrestua në Iran në vitin 2016 për “bashkëpunim me qeveritë e huaja”, shkruan dardania.com

Massoud Soleimani, një ekspert i qelizave burimore, u arrestua në një aeroport të Çikagos,  vitin e kaluar. Ai u akuzua për shkelje të sanksioneve tregtare duke provuar të eksportonte materiale biologjike në Iran.

Të dy të arrestuarit mohuan akuzat.

Shkëmbimi është një shenjë e rrallë e bashkëpunimit midis dy vendeve, të cilat kanë pasur një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar vitet e fundit dhe nuk kanë asnjë lidhje diplomatike.

SHBA dhe Irani kanë falënderuar qeverinë zvicerane për ndihmën e saj si një ndërmjetësues, shkruan dardania.com

Ëang fluturoi në një aeroplan të qeverisë zvicerane nga Teherani në Cyrih, dhe më pas në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ku ai do të bëjë kontrolle mjekësore para se të shkonte në shtëpi.

Soleimani gjithashtu kishte  fluturuar në Cyrih dhe ai pritet të fluturojë për në Teheran./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat