Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut tanimë kanë konfirmuar se do të bojkotojnë ceremoninë ë ndarjes së çmimeve Nobel, ku Nobeli në Letërsi do t’i jepet Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Sllobodan Millosheviqit.

Por, në mbështetje të Kosovës ka dalë edhe Afganistani, i cili ka vendosur që të bojkotojë këtë ceremoni.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook.

“Pas Shqipërisë, Turqisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, sonte kam marrë një telefonatë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Afganistanit Idrees Zeman i cili më njoftoi se ai ka udhëzuar Ambasadorin e tyre në Suedi që të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit Nobel të Letërsisë për Peter Handke i cili mbështeti politikat gjenocidale të Millosheviqit. Mirënjohës për miqtë tanë në Afganistan”, shkruan Pacolli./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme