Belgian student Laurent Simons, 9 years old, poses during a photo session at his home on November 21, 2019 in Amsterdam. - Laurent Simons is studying electrical engineering at the Eindhoven University of Technology and is on course to finish his degree in December.
(Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

9 vjeçari, Laurent Simons ka lënë në gjysmë universitetin, pas mosmarrëveshjeve që ka pasur për datën e diplomimit.

Laurent, 9 vjeç, bëri bujë botërore, kur u tha se do të mbaronte studimet universitare  në degën e inxhinierisë elektrike në Universitetin e Teknologjisë në Eindhoven të Hollandës.

Data e diplomimit paraprakisht ishte vendosur për këtë dhjetor, por Universiteti kishte sugjeruar që ajo të shtyhej për 2020 pasi studenti më i vogël në botë kishte edhe disa provime për të bërë, shkruan dardania.com

Belgian student Laurent Simons, 9 years old, poses with his parents Lydia and Alexander Simons during a photo session at his home on November 21, 2019 in Amsterdam. – Laurent Simons is studying electrical engineering at the Eindhoven University of Technology and is on course to finish his degree in December. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Universiteti tha që babai i Laurentit, Alexander Simons, nuk kishte rënë dakord për datën e diplomimit dhe se ai donte patjetër që i biri të diplomohej këtë dhjetor.

Në këto kushte mosmarrëveshjesh, 9 vjeçari ka lënë studimet, shkruan dardania.com

Në fund të fundit, tha studenti i vogël, ai do të largohej nga TUE pasi ai kishte marrë një ofertë për të studiuar për doktoraturë në një universitet në Shtetet e Bashkuara dhe nuk do të mund të ndante kohën e tij midis dy institucioneve./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat