E keni pyetur ndonjëherë veten se pse ato lulet e kuqe (poinsettias) që tashme i shikoni në çdo dyqan lulesh dhe në çdo shtëpi, janë identifikuese për ardhjen e Krishtlindjeve?

Arsyeja pse ne i lidhim me Krishtlindjet lidhet me një legjendë të vjetër meksikane.

Një vajzë e vogël me emrin Pepita, ishte shumë e trishtuar që nuk kishte asnjë dhuratë për ta lënë për fëmijën Jezus, në shërbimin e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes. Kushëriri i saj u përpoq që ta ngushëllonte duke i thënë se Jezusi donte prej saj një dhuratë, qoftë edhe shumë e vogël apo e lirë. Pa u menduar gjatë, Pepita vrapoi dhe mblodhi një tufë barërash të këqij. Ajo u fut në kishë dhe i la barërat aty. Papritur, barërat e këqij u kthyen në lule të bukura të kuqe.

Që nga ajo ditë, ato u bënë të njohura si “Flores de Noche Buena”, ose “Lulet e Natës së Shenjtë”.

Poinsettias

Poinsettias e morën emrin amerikan nga Joel Roberts Poinsett, ambasadori i parë amerikan në Meksikë, i cili e çoi në SHBA në fillim të viteve 1800, informon dardania.com

Që nga ajo kohë, ato u bënë një dekorim tradicional për festa. Madje 12 dhjetori njihet në Meksikë si Dita Kombëtare e Poinsettias./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat