Të gjithë kemi në shtëpi atë ujin blu magjik që është pastruesi më i shpejt, kur ne shohim një njollë. Por ai është për xhama, ndaj dardania.com do ju tregojë më poshtë ku nuk duhet ta përdorni asnjëherë!

Ekranet

Asnjëherë mos përdorni ilaçin e xhamave për ekranet e TV, kompjuterit, laptopit apo celularit. Kjo sepse përbërësi i ilaçit është gërryes dhe dëmton pajisjet.

Lëkurat

Ilaçin e xhamave mos e përdorni për veshjet tuaja të lëkurës, sepse pastruesi është i ashpër për lëkura dhe do e thajë atë.

Druri

Ilaçi i xhamave mund të përdoret në mobilje druri që kanë shumë llakë, ndërsa për ato që janë me një shtresë apo delikate, duhet ta shmangi gjithmonë.

Xhamat e makinës

Edhe pse pastruesi është për xhama, kjo nuk vlen për ato të makinës. Kur ju pastroni xhamat me këtë lloj pastruesi do të vini re sesi ngelin akoma më keq njollat. /dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat