Ju mbase e keni vënë re që njerëzit e lindur në të njëjtin muaj kanë zakone të ngjashme. Kjo sepse karakteri juaj lidhet me muajin kur ju keni lindur.

Më poshtë dardania.com ju tregon karakterin e secilit prej jush, në bazë të muajit të lindjes.

P.s: Kjo është vetëm për gjininë femër!

Janari

Vajzat e lindura në janar janë shumë ambicioze, por në të njëjtën kohë konservatore dhe të rrepta. Të lindurat në janar njihen si të rezervuara dhe gjithmonë kanë tendencë të kritikojnë të tjerët.

Ato preferojnë të komunikojnë me njerëz që janë në të njëjtin nivel intelektual dhe nuk ju pëlqen të flasin për emocionet e tyre.

Shkurti

Vajzat e shkurtit janë romantike, ëndërrimtare dhe të durueshme. Ato kanë imagjinatë të pasur dhe mendime inovatore. Gjithashtu i karakterizon dhe humori. Tradhtinë nuk e falin kurrë!

Marsi

Vajzat e lindura në mars janë karizmatike dhe aktore të vërteta. Gjithashtu janë shumë të devotshme dhe mjaft të afta. Vajzat e marsit nuk dinë të dashurohen me shikim të parë.

Prilli

Vajzat e prillit janë diplomate. Ato mund të bëhen shpejt pjesë e një kompanie dhe kanë rrjedhshmëri për të folur për të gjitha fushat. Vajza të tilla të mërzisin ndonjëherë. Nëse u jepni atyre arsye për të dyshuar, më mirë zhdukuni nga jeta e tyre sa më shpjet të jetë e mundur, përndryshe, nuk do t’i shpëtoni hakmarrjes. Por nëse arrini të fitoni besimin e tyre, vajzat e prillit do të jenë totalisht të përkushtuara ndaj jush.

Maji

Vajzat e majit janë këmbëngulëse dhe me integritet. Zakonisht dhe shumë tërheqëse.  Kombinimi i bukurisë, vullnetit dhe sensualitetit romantik, janë një përzierje tërheqëse që nuk është e lehtë ta harrosh.

Qershori

Vajzat e qershorit janë shumë të shoqërueshme, kureshtare dhe krijuese. Ato janë të drejtpërdrejta, të ndershme dhe kanë aftësi të forta manipuluese. Janë të afta që zbusin tehet e mprehta për të shmangur konfliktet, por asnjëherë nuk ju flasin pas shpine.

Korriku

Njerëzit thonë se vajzat e korrikut janë të bukura dhe misterioze. Ato njihen si inteligjente, të sinqerta dhe të sjellshme. Gjithmonë shmangin konfliktet, por kurrë nuk harrojnë nëse ju keni tentuar t’u bëni keq.

Gushti

Vajzat e gushtit duan të jenë në qendër të vëmendjes. Kanë zemër të madhe dhe sens humori. Ato dinë si të argumentojnë në një mosmarrëveshje dhe në një diskutim janë gjithmonë fitimtare. Nuk e tolerojnë mungesën e respektit dhe talljet në adresë të tyre.

Shtatori

Vajzat e lindura në shtator kanë edhe bukuri të jashtme edhe bukuri të brendshme. Ato janë të disiplinuara, simpatike dhe miqësore. Por, për fat të keq, preken shpejt. Ato kurrë nuk do t’i riktheheshin një marrëdhënie apo miqësie, nëse janë lënduar. Vajzat e shtatorit preferojnë lidhjet e gjata dhe kjo mbase lidhet me kriteret dhe standardet e tyre.

Tetori

Vajzave të tetorit nuk ju pëlqejnë konfliktet, mbështeten në veten e tyre dhe kanë një karakter të fortë. Por ato gjithashtu kanë frikë nga tradhtia. Vajzat e tetorit janë në kërkim të një burri që ka aftësi lidershipi. Janë emocionale, por ndjenjat e tyre nuk i tregojnë në publik.

Nëntori

Vajzat e nëntorit janë intuitave dhe mikpritëse. Preferojnë marrëdhënie të gjata, por ndonjëherë priren dhe për inpulse të pasionit.

Dhjetori

Vajzat e dhjetorit janë të komunikueshme, nuk kanë durim dhe nuk mbajnë gjë në zemër. Kanë një sens të lindur humori dhe gjithmonë mbështesin të tjerët. Këto vajza janë krahu i djathtë i partnerit të jetës, në momente të bukura por edhe të vështira./Përshtati E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme