Të kesh gjyshërit në shtëpi është gjëja më e mrekullueshme, sidomos për fëmijët. Prindërit marrin këshilla nga ata sa herë që kanë nevojë për ndonjë gjë, në rritjen e fëmijës.

Por ka raste që prindërit detyrohen t’i lënë fëmijët vetëm me gjyshërit dhe ku ka më mirë.

Por ja që ka edhe disa efekte negative për zhvillimin shoqëror, të sjelljes dhe fizik të fëmijës dhe dardania.com i ka sjellë për ju.

  • Fëmijët mund të bëhen të pabindur.

Gjyshërit kanë tendencë të jenë më indulgjentë ndaj nipërve dhe mbesave. Zakonisht, ata duan të bëjnë më shumë nga sa kanë bërë për fëmijët e tyre, madje bëjnë edhe të kundërtën e asaj që bëjnë ose thonë prindërit e fëmijëve. Ekziston rreziku i prishjes së disiplinës që fëmija është mësuar deri në këtë fazë, dhe fëmija mund të bëhet i pabindur.

  • Fëmijët mund të ndiejnë ankth nga prindërit

Nëse gjyshërit lejojnë fëmijët të bëjnë shumicën e gjërave që dëshirojnë, prindërit kthehen në “personin e keq”, ata që nuk i lejojnë fëmijët të bëjnë gjëra që gjyshërit i kanë thënë po. Këtu nis një xhelozi dhe konkurrencë mes gjyshërve dhe prindërve, kush do ta fitojë vendin kryesor në jetën e fëmijës. Kjo mund të jetë vërtet stresuese dhe çorientuese për fëmijët, të cilët ndjejnë ankthin te prindërit e tyre.

  • Fëmijët mund të mos bëjnë aktivitetin fizik që u duhet

Fëmijët janë plot energji dhe ata duhet të vrapojnë, kërcejnë dhe luajnë për të zhvilluar trupin e tyre si duhet dhe të jenë të shëndetshëm. Shpesh gjyshërit nuk janë në formën më të mirë, dhe ata nuk i ndjekin fëmijët në shumicën e aktiviteteve të tyre jashtë, shkruan dardania.com

  • Në disa raste fëmijët hanë më shumë nga sa duhet.

Shpeshherë gjyshërit janë ata që i lejojnë nipërit dhe mbesat të hanë shumë, madje të kalojnë edhe në mbipeshë. Studimet e fundit kanë zbuluar se fëmijët mund të vuajnë nga mbipesha, higjiena e keqe e dhëmbëve, apo edhe diabeti, duke u dhënë atyre të hanë, ëmbëlsira dhe ushqime të yndyrshme. Gjyshërit duan të kujdesen në formën më të mirë për nipërit e mbesat, por në disa raste kjo metodë është e dëmshme për shëndetin  e tyre.

  • Fëmijët mund të zhvillojnë aftësi të dobëta sociale.

Kur fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës me gjyshërit, ata nuk janë aq të stimuluar sa të shkojnë të krijojnë miqësi me fëmijët e tjerë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme