Kur astronautët e parë zbarkuan në Mars, ata nuk ishin në gjendje të merrnin gjithçka që u nevojitej me vete. Logjistika dhe pesha e transportit të aq shumë materialeve në një anije kozmike, së bashku me ekuipazhin, nuk janë të realizueshme nga teknologjia aktuale.

Ndërsa shkencëtarët në NASA kanë diskutuar për misionet e ardhshme drejt planetit të Kuq duke menduar edhe për materialet e nevojshme për atje, duket se njëri prej tyre është i pranishëm.

Një nga ato burime që janë të domosdoshme për njeriun është uji, dhe duket se në këtë planet ka por sigurisht qasja nuk është aspak e lehtë.

Për studiuesit është shumë e rëndësishme njohja e vendndodhjes së ujit në Mars madje kjo edhe mund të ndihmojë në përcaktimin e një vendi uljeje për një mision të drejtuar.

Një studim i ri i botuar këtë javë në revistën ‘Geophysical Research Letters’ tregon një hartë të akullit të ujit që mund të jetë vetëm 3 cm nën sipërfaqen e pluhurosur.

Studiuesit dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth akullit nën sipërfaqe dhe nëse ai ndryshon me stinët e planetit.

“Sa më shumë kërkojmë akull në sipërfaqe afër, aq më shumë gjejmë”, tha Zëvendës Shkencëtari, Leslie Tamppari.


Flash Lajme

Më të lexuarat