Influencueset e mediave sociale po propozohen çdo ditë nga të huajt me oferta mijëra paundëshe në këmbim të seksit. Kështu kanë deklaruar disa prej tyre për programin  Victoria Derbyshire.

Njëra nga ato u shpreh se, media sociale është bërë një katalog për burrat, ku mund të zgjedhin shënjestrën e radhës.

“Është prostitucion me nivel të lartë. Është e frikshme vetëm të mendosh nëse ata më kanë dërguar mesazh mua. Ndoshta ua kanë dërguar mijëra vajzave të bukura në Instagram.”,- thotë Tyne-Lexy Clarson.

Ajo thotë se ishte vetëm 19 vjeçe kur u propozua për herë të parë, me një ofertë prej 20,000 paundësh për darkë dhe pije. E pasi mori pjesë në reality show-n Love Island, një agjenci i ofroi  50,000 paund për 5 net në Dubai.

Edhe Rosie Williams, e cila luajti në sezonin e tretë të Love Island, thotë se asaj iu ofruan 100,000 paund në vit, plus asete të tjera vetëm që ai të bëhej “mikeshë” me një burrë në Dubai, shkruan dardania.com

Ajo shprehet se, influencueset nuk flasin për këtë sepse, kanë shumë turp ta bëjnë.//dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat