Ju mund të besoni se ajo që veçon njerëzit e suksesshëm janë idetë e tyre të mira dhe fati. Por sidoqoftë, kërkimet pretendojnë se njerëzit e suksesshëm janë ata që kombinojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme për të dalë me një zgjidhje unike.

Dardania.com ju sjell më poshtë një studim intrigues sesi të qenit i interesuar në shumë fusha ju bën të të suksesshëm!

Gjeneralistët vs polimatët

Të jesh gjeneralist do të thotë të jesh në rrugën e mediokritetit dhe joefektivitetit. Ata thjesht përqendrohen në të mësuarit dhe të kuptuarit e një fushe specifike.

Nga ana tjetër, polimatët konsiderohen si mjeshtër në shumë fusha. Ata punojnë në shumë fusha dhe kombinojnë idetë e jashtëzakonshme. Sot kërkohen shumë njerëz të tillë.

 1. Mban fleksibël karrierën tuaj.

Në këtë epokë të ndryshimit të vazhdueshëm, Inteligjenca Artificiale i ka bërë punët më të lehta. Njerëzit që kanë vite që ushtrojnë vetëm një aftësi të caktuar, mund të mbeten pa punë, pasi teknologjia i zëvendëson. Mënyra e vetme për të përballur këtë është të jesh polimat dhe të zgjerosh njohuritë dhe aftësitë e tua. Kompjuterët mund të jenë të mirë për të na zëvendësuar, por ata kurrë nuk do të jenë të aftë për gjykimin dhe intuitën njerëzore.

2. Dëshmon të ardhmen e karrierës tuaj

Kur një kompani ka nevojë të shkurtojë stafin, punonjësi më pak i vlefshëm është i pari që largohet nga puna. Të kesh vetëm një diplomë nuk është e mjaftueshme për të patur punë të sigurt dhe sukses. Mënyra më e mirë për të mbajtur një pozicion pune është duke ndërtuar baza të forta dhe të gjera të njohurive tuaja në shumë fusha.

3. Ju bën të dalloni nga pjesa tjetër dhe të fitoni më shumë

Kur përqafoni qasjen polimatike, ju ndihmon të dalloni nga pjesa tjetër dhe të fitoni më shumë të ardhura. Gjithashtu ju zhvillon mendimin strategjik dhe e perceptoni botën në një mënyrë më të mirë. Prandaj, duhet të mësoni dhe eksploroni në fusha të tjera dijesh, pasi do të fitoni shumë. Nuk është çudi që kaq shumë liderë të mëdhenj dhe njerëz të famshëm janë polimatë!

4. Ju jep kënaqësi në punë!

Kur puna juaj bëhet rutinë, ju do të filloni të ndiheni të padobishëm. Poimatët janë të vetëdijshme për faktin se ka shumë gjëra për t’u mësuar dhe eksploruar çdo ditë, dhe kështu marrin kënaqësi nga ajo që bëjnë.

5. Hap horizonte të reja për ju!

Te mësuarit në shumë fusha ju bën më kreativë dhe me talente. Nëse ju provoni të mësoni gjëra të reja do të kuptoni se keni shumë talente. Për shembull, një aktor mund të bëhet dhe boksier dhe kjo rrit shanset që ai person të marrë rol në një film aksion.

6. Dhe për ta përmbyllur, ju bën të pathyeshëm!

Duke zgjeruar horizontin tuaj të dijes dhe duke kombinuar aftësitë e ndryshme që ju keni, ju bëheni të pathyeshëm./Përshtati nga BrightSide, Enkeleda Bodini-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat