Lyst, motori global i kërkimit për modën nxori trendet kryesore të vitit 2019 dhe Meghan Markle kryesoi listën. Veshjet e saj ngjallin shumë interes për gratë në të gjithë botën.

Dukesha e Sussex është edhe më e popullarizuar se Kate Middleton, aktorja Zendaya, këngëtarja Billie Eilish dhe modelja Kylie Jenner. Dardania.com u frymëzua nga veshjet e Meghan Markle dhe vendosëm të zbulojmë pse stili i saj është kaq tërheqës.

Para se Meghan Markle të bëhej ikona e stilit, ajo ishte një aktore pak e njohur dhe dikur zgjidhte veshjet e thjeshta, më pak të menduara. Por statusi i saj i ri dhe një stilist i mirë e ndihmuan atë të zbulojë stilin e saj dhe të marrë disa mësime të rëndësishme.

  1. Meghan nuk ka frikë të eksperimentojë.

Pavarësisht se është shumë i hollë, trupi i Dukeshës së Sussex nuk është ideal. Ajo ka shpatulla të gjera, vithe të ngushta dhe një bel paksa të papërcaktuar. Meghan dhe stilistja e saj përdorin rrobat e duhura për të theksuar tiparet e saj më të mira dhe për të fshehur të metat e saj.

Në të gjitha veshjet e saj, gjithmonë mund të shihni belin që theksohet me ngjyra, ose një rrip. Shumë shpesh, ajo vesh veshje me  gjatësi të mesme për të nxjerrë në pah këmbët e saj të holla dhe elegante.

  1. Ajo preferon ngjyra të errëta dhe modele moderne ose klasike.

  1. Meghan Markle zgjedh veshjet shumë femërore.

Për gratë, kodi mbretëror i veshjes rekomandon veshje të bëra nga pëlhura të trasha, në mënyrë që era të mos zbulojë ndonjë pjesë të trupit të tyre. Por këto veshje  e bëjnë të duket një grua arrogante.

Kjo është arsyeja pse Meghan është kaq ndryshe nga anëtaret e tjera të familjes, ajo përpiqet t’i bëjë veshjet e saj të duken më të lehta dhe më femërore.

  1. Meghan shmang rregullat me kujdes.

E mbani mend kur Meghan veshi një  fustan ku pjesa sipër e tij ishte e tejdukshme? Gjatë paraqitjes së saj të parë zyrtare si nusja e princit, Meghan la të kuptohet se ajo ishte e gatshme të modernizonte disa nga rregullat e vjetra.

  1. Ajo i kushton shumë vëmendje detajeve.

Meghan i kushton shumë vëmendje edhe detajeve më të vogla të pamjes së saj, edhe nëse bëhet fjalë për ngjyrën e thonjve. Në vitin 2018, Princesha shkeli rregullin mbretëror dhe u shfaq në një event me thonj të lyer me ngjyrë vishnje. Megjithëse nuk lejohet të veshë këpucë të ndritshme, Meghan  i vishte shpesh. Ajo nuk ka frikë të eksperimentojë me ngjyrën, formën, takën apo elemente të tjera shtesë, shkruan dardania.com

  1. Meghan përdor bizhuteri të thjeshta moderne.

7. Ajo nuk i ndjek të gjitha tendencat e modës, ndryshimet i përdor në avantazhin e saj.

Meghan është shumë e mirë në përshtatjen e tendencave të modës me ato që i duhen për trupin e saj.  Ajo nuk vesh ndonjë veshje të modës së kaluar, ngjyra të ndezura.

  1. Dukesha e Sussex nuk ka frikë të veshë dy herë të njëjtën veshje

9. Ajo adhuron t’i shprehë ndjenjat e saj në publik

10. Ajo i lejon vetes të bëjë gabime.

Fustani i kuq që veshi Meghan në Tonga kishte etiketën pa hequr.  Dhe paparacët e vunë re dhe e përhapën këtë informacion kudo. Meghan ishte shumë e qetë ndaj kritikave. Në fund të fundit, të gjithë bëjnë gabime. Gjatë vizitës në Zelandën e re, Meghan kishte veshur një fustan blu. Por i dukeshin të brendshmet me të, pasi ishte i tejdukshëm.

11. Ajo nuk ka frikë të jetë ndryshe dhe e lumtur.

Disa njerëz e gjykonin Meghanin kur vishte taka të larta kur ishte shtatzënë, ata  e akuzuan se ajo donte të tërhiqe vëmendjen kur prekte barkun në çdo rast. Ata thanë edhe shumë budallallëqe të tjera për princeshën, por ajo nuk i merr për bazë. Ajo nuk ka frikë të jetë ndryshe.//dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat