Ka shumë arsye pse njerëzit thonë se vitet e universitetit janë më të bukurat në jetë. Një nga këto arsye është sepse aty ju takoni njerëz me të cilët shpenzoni një kohë të gjatë bashkë.

Pra, universiteti është vendi ku ju njiheni me miqtë e ngushtë.

Ishit miq kur më së shumti kishit nevojë për miqësi

Shumica prej nesh e dinë sesa i vështirë është universiteti. Kur keni provime, studime, strese apo gjëra të tjera si këto. Ata që ka qenë gjithmonë pranë jush, janë miqtë ngushtë. Keni ndihmuar njëri-tjetrin dhe bashkë ia keni dalë.

Ishin familja juaj kur jeni ndjerë të vetmuar

Kur keni qenë në universitet, me shumë mundësi keni qenë larg shtëpisë dhe familjes tuaj. Kështu, të vetmit që të ofruan mbështetje kanë qenë miqtë e tu të rinj, që zakonisht mund të jenë edhe shokët e dhomës.

Kanë parë gjendjen tuaj më të keqe

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një sulm paniku, stresi apo gjendje të rënduar emocionale, miqtë tuaj të universitetit kanë qenë aty për t’ju ndihmuar në lidhje me gjithçka kishit nevojë. Dhe pavarësisht se ju kanë parë në atë gjendje, janë akoma aty, për ju.

Ata po shohin maksimumin tuaj

Nëse keni pasur momente të këqija, sigurisht keni pasur dhe të mira! Miqtë e universitetit kanë qenë pjesë e lumturisë tuaj, gjithashtu. Kur keni kaluar një provim që mendonit se nuk do e merrni, kur keni marrë një lajm  të mirë, miqtë e universitetit kanë qenë të parët me të cilët i keni ndarë lajme të tilla.

Keni kujtime të paharrueshme bashkë

Pavarësisht nëse keni qenë në një parti duke u argëtuar apo jeni futur në një telash, ata ishin me ju, duke kaluar të njëjtat përvoja.

Dinë sekretet e tua më të mëdha

Të gjithë kanë sekrete që i ndajmë veç me shokët e ngushtë. Sepse prandaj janë miqtë e ngushtë, të ndani gjëra që janë vërtet të rëndësishme dhe private për ju.

Jeni në të njëjtën fazë jete

Ju të gjithë jeni në të njëjtën moshë dhe po luftoni për të njëjtat gjëra. Këto vështirësi ndërojnë lidhje më të forta.

Ju ndani dijet bazë me njëri-tjetrin

Të jetoni së bashku, në konvikte apo shtëpi me qira, është një gjë e mirë sepse ju mësoni nga njëri-tjetri, aftësitë themelore të jetës. Çfarë futet në mikrovalë dhe çfarë jo, si të gatuani, si të lani rrobat etj. Kjo është shumë e rëndësishme për përgatitjen për jetën reale, pas universitetit.

Përgatisni njëri-tjetrin për hapin e radhës: Jeta reale

Pas universitetit jeta bëhet më e vështirë dhe serioze. Pavarësisht sesa larg është kjo ditë, me siguri ju shqetësoheni çdo ditë për këtë gjë dhe e diskutoni me miqtë tuaj.

Me shumë mundësi mund të punoni dhe bashkë

Zakonisht studentët punojnë çdolloj pune që u sjell të ardhura, për të ndihmuar veten e tye. Me siguri miqtë e universitetit ju kanë gjetur punë, ose jeni bërë kolegë në punë të njëjta./Përshtati nga BrightSide, Enkeleda Bodini-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All