Zyrtarë të agjencisë hapësinore kineze, kanë bërë të ditur se do të rikthehen në hënë në fund të vitit me misionin Chang’e-5, transmeton Telegrafi.

Më vonë, do të duhen edhe tri misione të suksesshme, për të verifikuar nëse ka mundësi të realizohen ndërtimet e planifikuara.

Administrata Ndërkombëtare Kineze e Hapësirës ka bërë të ditur se të gjitha këto do t’i realizojë deri në 2020-ën, kur edhe planifikon të zbarkojë në Mars, duke lënë prapa Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, si dhe një numër të kompanive që dëshirojnë të kolonizojnë këtë planet.

Me të ndaluar në kraterin Von Krman të hënës më katër janar, Kina kreu me sukses një hap të rëndësishëm në avancimin hapësinor.

Gjatë një konference për shtyp, zyrtarë të kompanisë kanë thënë se misioni deri më tani, ia ka kushtuar jo më shumë se të hapet një kilometër tunel nëntokësor për hekurudha. Sonda që po mbledh pamje nga ana e errët e hënës, ka dërguar disa fotografi, pasi është aktivizuar nga ‘dremitja’ e domosdoshme.

“Chang’e-5 do të merr mostra të sipërfaqes hënore, pasi të jetë nisë eksplorimin e hënës, në fund të vitit. Gjatë vitit 2020, do të zbarkojmë në Mars” ka thënë Dr Wu Yanhua, zyrtar i lartë i agjencisë hapësinore.

Kur Chang’e-5 të kthehet me gurët që do mbledhë në hënë, atje do të dërgohet Chang’e-6 që do jetë e para për të eksploruar polin jugor.

Mandej, Chang’e-7 do të studiojë sipërfaqen dhe kompozicionin, ambientin në përgjithësi, derisa Chang’e-8 do të hulumtojë për mundësitë teknike të ndërtimit. /Telegrafi/