Shefja e një restoranti, e cila ishte e habitur nga faturat e energjisë elektrike prej 1300 funte në muajsh, është habitur kur ka mësuar se është duke paguar edhe rrymën e një hoteli afër pronës së saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Patricia Rodrigues, 29 vjeçe, nuk mund ta kuptonte se përse ishte duke ngarkuar me rreth 1300 funte në muaj për faturat e energjisë elektrike për ambientet e restorantit të saj, derisa ajo thirri në elektricist për të kontrolluar atë.

Dhe kur elektricisti erdhi, shefja e picerisë kuptoi se kishte paguar rrymën edhe për një hotel ngjitur – duke shtuar rreth 42,000 funte shtesë për faturat e saj gjatë shtatë viteve.

Restorant piceria në Brandon, Suffolk – Angli – është pjesë e një kompleksi që përfshin Brandon Lodge Apartment Hotel, e cila është në pronësi të pronarit Nolan Guthrie.

Në disa dokumente të zotëruara nga Z. Guthrie, ai deklaroi në një letër se ishte pajtuar se ajo do të paguante të gjitha faturat e energjisë si pjesë e kushteve të dhënies me qira të restorantit.

Por znj. Rodrigues, e cila ka udhëhequr biznesin që nga viti 2011 me vëllanë e saj Fabio, pretendon se ajo kurrë nuk ka nënshkruar asnjëherë ndonjë kusht apo kushte apo edhe dhënie me qira.

Zonja Rodrigues beson se dy qarqet shtesë të energjisë elektrike janë të lidhura me dhoma hoteli në katin përdhes pranë restorantit të saj dhe dhoma në katin e parë më lart.

Ajo pretendon se Z. Guthrie nuk i ka paguar asaj paratë që i ka borxh dhe që atëherë nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike për tre muajt e fundit.

Zonja Rodrigues tha se tani është duke u zhvendosur me biznesin e saj pasi nuk ka mundur të zgjidhë mosmarrëveshjen. /Telegrafi/


Flash Lajme