Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë natës të së dielës i kishte ftuar për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Takimin te Thaçi e ka bërë publik i biri i presidentit, i cili e ka publikuar një fotografi nga darka. Pjesë e kësaj darke  ishte edhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj, i cili në Pressing në T7 ka treguar disa detaje të kësaj mbremje. Lmaj ka treguar se në karrigen e zbrazët, që është parë në fotografi, ishte i ulur djali i Presidentit, Endrit Thaçi.

“Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe fton që është bërë publike”, ka thënë Limaj duke shtuar se “shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur”.

/a.meta


Flash Lajme