Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
10 truke që do i mësoni brenda një minuti

Mendoni për një moment sa kohë shpenzoni në gjëra që ju mund t’i bëni brenda disa minutave. Dardania.com ju sjell disa truke që do ju a thjeshtësojnë gjërat në mënyrë gjeniale.

Këto truke do të rrisin efikasitetin dhe do ju kursejnë shumë kohë.

1. Si të shmangni dërgimin e e-mailit te personi i gabuar?

T’i dërgosh dikujt mesazhin e gabuar është një ndjesi shumë e keqe. Për të shmangur këtë incident, është mirë që të shkruani njëherë e-mailin, pastaj të zgjidhni personin që do ja dërgoni.

2. Si të mos harroni për të marrë ilaçet?

Marrja e ilaçeve në kohën e duhur është shumë e rëndësishme, sidomos për ata që i kanë me recetë mjekësore. Për të mos harruar nëse i keni marrë apo jo kthejeni shishen përmbys.

Për shembull, në mëngjes sapo e pini pilulën, kthejeni përmbys, ndërsa në darkë kthejeni në gjendjen normale.

3. Si të shihni pa syze nëse keni një vizion të dobët?

Nëse keni miopi dhe vendosni syze, e dimë dhimbjen që ndjeni kur nuk i gjeni dot syzet. Mos u frikësoni, thjesh bëni gishtat si dylbi dhe shikoni përmes tyre. Natyrisht kjo është një zgjidhje e përkohshme.

4. Si të testoni jetëgjatësinë e një baterie?

Nëse keni disa bateri në shtëpi, dhe nuk mbani mend se cila qe në rregull, atëherë merrni një pove rënieje. Kjo metodë funksionon për bateri AA dhe AAA. Mbajeni baterinë në 1-2 inç mbi një tavolinë dhe hiqeni. Nëse bateria kërcen lartë nuk bën, nëse jo është në rregull.

5. Si të hiqni erën e qepës dhe hudhrës nga duart?

Kushdo që gatuan e di se çfarë ere mbajnë qepa dhe hudhra në duar. Kjo mund të jetë shumë irrituese nëse ju keni një takim më vonë. Ajo që ju duhet të bëni për të hequr erën e pakëndshme nga duart është t’i lani duart me sapun dhe fshijeni pas një pjese çeliku.

6. Si të parandaloni qarjen në vende publike?

Nëse nuk arrini të shikoni një fillim pa qarë, të mbaroni një bisedë pa qarë apo diçka të ngjashme, dardania.com ju sjell një zgjidhje të dobishme. Ju thjesht shtypin gjuhën tuaj në qiellzën e gojës. Kjo metodë funksionon shumë mirë.

7. Si të kërkoni falje në mënyrën e duhur?

Nëse doni t’i kërkoni falje dikujt sinqerisht, mos kërkoni falje duke justifikuar veten, sepse duket sikur doni t’i hidhni fajin dikujt tjetër.

8. Si të telefononi  emergjencën shpejt?

Nëse keni Iphone ju mund ta vendosni si  veçori emergjente numrin e emergjencës, ndërsa për Android ju duhet të shtypni butonin “Home” 5 herë me shpejtësi.

9. Si të tërhiqni mesazhin e dërguar në Gmail?

Nëse pa dashje keni dërguar një email personit të gabuar, ekziston një truk shumë i dobishëm për ta kthyer mbrapa. Llogaritë e Gmail e lejojnë “Undo send”, dhe koha maksimale për ta anuluar është 30 sekonda.

10. Si të blini bileta të lira avioni?

Nëse keni rezervuar bileta avion, ju e dini se çmimet ndryshojnë shpesh. Provoni të fshini historinë e kërkimit të faqes ku keni kërkuar për biletë, sepse kompanitë ajrore i vënë re se kush janë ata që zakonisht vizitojnë faqet dhe i japin me çmime më të larta biletat./dardania.com


Flash Lajme