Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Vezët e tejdukshme të një amfibi që jeton në ujëra të thella (Foto)

Brenda lëvozhgave transparente, janë të vegjlit e gjallesës që jeton në ujera të thella, nga familja Chikilidae e ngjashme me salamandrën, transmeton Telegrafi.

Ky lloj është një prej tri grupeve më primitive të amfibëve, që përfshijnë edhe bretkosat.

Pos afërsisë që kanë me bretkosën, nuk dihet pothuajse asgjë për këto gjallesa, sepse jetojnë shumë thellë dhe shihen shumë rrallë. Kur të rriten, duken si krimba apo gjarpërinj të vegjël edhe pse janë kurrizorë.

Megjithëse kanë sy, shikimi tyre është shumë i dobësuar, sepse gati gjithë jetën e kalojnë në errësirën e thellësive.

Speciet janë zbuluar për herë të parë në Indi më 2012, duke lënë të kuptohet se regjioni është shumë i mirë për jetesën e tyre.

Kur të qelën, të vegjlit nuk kanë fazë jete sikur të larvave, por njëjtë sikur fulterëzat e bretkosës, nisin të lëvizin dhe të rriten në vazhdimësi. /Telegrafi/


Flash Lajme