Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Fëmija lind me pozën e Superman, fotoja bën xhiron e botës

Bruce Wayne, Clark Kent, Peter Parker… dhe i vogli Harry. Bota e superheronjve është zgjeruar me ardhjen në jetë të një vogëlushi australian, i cili qysh në momentet e para të jetës, ka lënë të kuptohet se nuk është i zakonshëm.

Fotografia ku shihet në pozicion superheroi si Superman, po bën xhiron e botës, pas publikimit në profilin në Instagram Helloworld_birth, shkruan noa.

Vogëlushi shihet me dorën lart grusht, tamam si Supermani, kur fluturon për të shpëtuar botën.

Fotografia është vërtetë unike, ku Harry duket se ka vendosur të luftojë qysh në çastet e para të jetës.

Nëna e vogëlushit Harry, Bree Jessica e komentoi fotografinë si, “Një eksperiencë e pabesueshme, teksa pashë Harryn të vinte në jetë”.

Harry erdhi në jetë në javën e 40-të të shtatzënisë me operacion, ndërkohë që aktualisht është 7 vjeç. Fotografia u përhap me shpejtësi këto ditë, pasi nëna e publikoi për një fushatë për lindjet me operacion.


Flash Lajme