Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Të martuar prej 60 vitesh, çifti tregon se dashuria nuk njeh moshë (Video)

Hurma në studion e Top Channel në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, na rrëfeu dashurinë që Fadili ndiente për të, kujdesin që shfaqte ndaj saj dhe se asnjëherë nuk kishte pasur debate dhe zënka midis tyre.

Madje Fadili bëhej xheloz dhe ndiente mungesën e saj kur Hurma nuk ndodhej në shtëpi. Ajo tregoi se nuk ishin ndarë asnjëherë dhe se kudo që udhëtonin, ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për të falenderuar Fadilin që kishte qenë një bashkëshort dhe baba shumë i mirë, Hurma kishte vendosur që t’i bënte një surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Hurma iu drejtua Fadilit me këto fjalë: “Kemi rritur sëbashku 7 fëmijë dhe të falenderoj që më ke qëndruar pranë dhe më ke bërë të lumtur. Sot të kam ftuar që të të festoj 80-vjetorin e lindjes që ta kesh kujtim nga unë dhe nga fëmijët”.

Moderatorja Arbana Osmani kishte rezervuar një surprizë për çiftin, por që ta fitonin duhet t’i jepnin përgjigje të njëjta disa pyetjeve.

Hurma dhe Fadili e kaluan me sukses sfidën dhe fituan një udhëtim në qytetin e Stambollit të cilin e pëlqenin shumë. Surpriza e fundit që programi kishte rezervuar për Fadilin ishte festimi i 80-vjetorit të lindjes.

Për të parë videon klikoni KËTU


Flash Lajme