Fotografitë e një dreri me një qese plastike në gojë, të lënë në park publik po bëjnë xhiron e botës.

Imazhet u realizuan në parkun Phoenix në Dublin, Irlandë dhe u konsideruan të tmerrshme nga RSCPA, Shoqata për parandalimin e mizorisë ndaj kafshëve.

Vdekjet e kafshëve dhe lëndimet nga mbeturinat plastike arritën një nivel të lartë gjatë vitit të kaluar, ku u raportuan 579 incidente.

Ndërsa kafshët të cilat jetojnë pranë ujit ishin më të prekurat.

Fushata e Madhe Britanike e Pranverës, ka tërhequr mbi 500,000 vullnetarë, të cilët do ndihmojnë në mbledhjen e mbeturinave në zonën e tyre midis 22 marsit dhe 23 prillit, por aktivistët dhe politikanët kanë thënë se për tu arritur kjo gjë, duhen më shumë njerëz.