1. Nëse ju vendosni letër plastike në bishtin e bananes, banania ka tendencë të rrijë e freskët dhe të mos prishet shpejtë.

Kjo kufizon shkarkimin e gazit të etilenit, hormon që rrit frutën banane.

2. Që luleshtrydhet të qëndrojnë të freskëta, zhyteni ato në uthull, pastaj në ujë. Nxirrini nga uji lërini të thahen në kushte natyrale dhe vendosini në frigorifer.

Uthula vret të gjithë sporet e mykut në luleshtrydhe. Mos u shqetësoni sepse uthulla nuk dëmton shijen e saj.

3. Po për marulen, do thoni ju? Kur të vendosni marulen në një enë mbulojeni enën me një pecetë letre dhe pastaj sipër saj vendosni edhe një letër plastike, dhe vendoseni në frigorifer.

Të jeni të sigurt se kur peceta e letrës të laget, kjo do të thotë se nga marulja po largohet lagështia. Dhe të gjithë e dimë që lagështia është armiku i freskisë.

4. Menduat se harruam selinon dhe brokolin? Mbulojini më letër alumini, pastaj ftoheni.

Njëjtë si me banane, kjo hile do të ndihmojë në parandalimin e çlirimit të etilenit, i cili i pjek këto zarzavate shpejt.

5. Jepini lavamanit pastërtinë e merituar me vetëm 3 produkte shtëpiake

Ingredientët

1 filxhan sode buke

1 filxhan uthull

3 Lëkurë  limoni

6. Pastro në pjatë të yndyrshme me lëvozhgë veze dhe ilaç enësh.

Është një mënyrë efektive që të pastroni më lehtë pjata tuaja.

7. Bëni një pastrues xhamash vetë, me uthull, ujë dhe lëvore agrumesh.

E gjitha që ju duhet është, një grusht lëvore agrumesh qofshin limoni apo portokall, ujë dhe uthull. Hidheni në një shishe, tundini dhe kjo përbërje mund t’ju ndihmojë të pastroni shumë pajisje në shtëpi.

8. Bëj një çaj të mirë me lëkurë molle dhe xhinxher.

Qëroni një mollë dhe një xhinxher, vendosini lëkurat e tyre në infuzor, shtoni ujë të nxehtë dhe del një çaj super i mirë.

9. Bëni një ilaç kundër insekteve nga llumi i kafesë.

Merrni llumin nga kafja e mbetur, hidheni në një tas të vogël, lëreni të thahet. Pastaj aplikojeni atë, aty ku insekti zakonisht ju shqetëson.

10. Ripërdor kartonin e vezëve si një mjet organizues për shishet e piperit.

Kur t’ju mbarojnë vezët mos e hidhni mbajtësen e tyre. Hiqni pjesën e sipërme dhe vendoseni atë në një raft te frigoriferi. Aty ju mund të vendosni nga lartë poshtë shishet e piperit. Është një organizim shumë i mirë dhe i këndshëm.

11. Përdorni tasat plastik çdo ditë në frigorifer për ta mbajtur atë të mirë organizuar.

Shumë mirë për ju që i përdorni sepse mbani një organizim të mirë të produkteve në frigorifer, për ju që nuk e aplikoni këtë metodë dardania.com ju sugjeron ta bëni, sepse është e nevojshme.

12. Bëni të njëjtën gjë nën lavamanin tuaj!

Dosjet e dokumenteve janë perfektë për organizimin e furnizimeve të pastrimit nën lavamanin tuaj dhe mjetet e kuzhinës brenda sirtarëve.

13. Dhe mbani çdo produkt në rafte të ndara sepse kjo i tregon gjërat më të freskëta, të rregullta dhe të pastra.

I mbani frutat dhe perimet në një tas të vetëm. Epo po bëni gabim sepse duke marrë një, ju i prekni dhe dëmtoni të gjitha. Dardania.com ju sugjeron t’i ndani në rafte të ndryshme në mënyre që të organizoni më lehtë punën tuaj në kuzhinë./E.B- dardania.com


Flash Lajme