Shkencëtarët amerikanë kanë ringjallur pjesërisht trurin e derrave katër orë pas ngordhjes së kafshëve.

Gjetjet nxisin debatin etik për pengesën midis jetës dhe vdekjes, por  ofrojnë një mënyrë të re të studimit të sëmundjeve si Alzheimer.

Studimi tregoi se vdekja e qelizave të trurit mund të ndalohet dhe se disa lidhje në tru mund të rivendosen edhe pas vdekjes. Sidoqoftë, nuk kishte sinjale nga truri që tregonin vetëdije ose ndërgjegje.

Gjetjet e befasishme e sfidojnë idenë se truri shkon në rënie të pakthyeshme brenda disa minutave nga ndërprerja e furnizimit  me gjak./D.B/Dritare.net