Fotot e mahnitshme tregojnë rrënojat e makinave të vjetra të grumbulluara mbi njëra-tjetrën në atë që është quajtur “Shpella e shpirtrave të humbur” nën një mal të Uellsit.

Eksploruesi Gareth Owen vendosi të eksplorojë minierën e braktisur poshtë Ceredigion në Uells, që është shndërruar në një gropë nëntokësore rreth 60 vjet pas mbylljes së saj.

Imazhet e pabesueshme tregojnë një rreze të vetme drite që godasin makinat mbi ujin e kaltër, me një Ford Cortina në krye.

Me gjithë bukurinë e befasishme të imazheve, fotografi u trondit nga qindra makina të fshehura në gropën nëntokësore./D.B/Dritare.net

Foto 1 nga 6