Kohë aspak të mira janë për rrjetet sociale facebook dhe instagram.

Pasi facebook u përfshi në skandalin e publikimit të të dhënave të miliona përdoruesve, duket se këtë “rrugë” po e ndjek edhe instagra, raporton dardania.com.

Mendohet se fjalëkalimet e miliona përdoruesve të instagram janë ekspozuar në serverët e tyre.

Në një postim, Facebook njoftoi se fjalëkalimet ishin në një tekst të thjeshtë dhe ishte i lexueshëm nga më shumë se 20 mijë punonjës të kompanisë.

Facebook zbuloi këtë problem sigurie në një përditësim të një postimi të 21 marsit ku dolën fjalëkalimet e më shumë se 600 milionë përdoruesver të Facebook e Instagram.

“Pas publikimit të këtij posti, ne kemi zbuluar se janë publikuar shkrime shtesë të fjalëkalimeve të Instagram që ruhen në një format të lexueshëm,” -tha  Pedro Canahuati, zëvendëspresident i inxhinierisë, sigurisë dhe privatësisë në facebook.

Gjithashtu është njoftuar që përdoruesit duhet të ndryshojnë fjalëkalimin e instagram menjëherë. /dardania.com


Flash Lajme