Fotografia e babait dhe vajzës duke luajtur para Katedrales Notre-Dame disa minuta para se të shpërthenin flakët u bë virale, ajo u shpërnda mijëra herë dhe mori vëmendjen e gjithë mediave ndërkombëtare.

Fotografia u publikua nga Brooke Windsor, një turiste 23-vjeçare. Ajo tha që burri e kontaktoi nëpërmjet Twitterit duke e falenderuar për foton e bukur. Burri i tha se ‘të gjente një vend të veçantë për të’, por i kërkoi Brooke ta mbante anonim, një dëshirë që ajo e respektoi. Nëpërmjet një postimi në Twitter, fotografja shkruajti:

“Kërkimi përfundoi. Fotografia ka arritur tek babai dhe familja. Ai ka zgjedhur që të mbetet anonim për shkak të tragjedisë dhe më shkruajti: ‘Faleminderit sërish për fotografinë e bukur, ne do gjejmë një vend special për të.’ Falenderoj çdo person që ka shpërndarë fotografinë dhe për fjalët e mira”.


Flash Lajme