Një djalë ka lënë punë dhe ka shitur gjithçka kishte, vetëm që të udhëtonte me macen e tij, Willown.

Macja dhe ai kanë udhëtuar më shumë sesa 50.000 km rreth Australisë, me një shtëpi fugon.

Ata sëbashku kanë vizituar 6 shtete dhe 2 territore në Australi, dhe e konsiderojnë udhëtimin e tyre, udhëtim jete.

Djali shprehet se as nuk mund ta imagjinojë udhëtimin e tij pa macen.

“Ne sëbashku kemi udhëtuar në vende të mrekullueshme. Unë nuk mund ta imagjinoj këtë udhëtim pa macen time përkrah. Ne kemi lundruar, kemi ngjitur male dhe kemi bërë qindra kilometra bashkë. Ajo është shoqja më e mirë e udhëtimit ndonjëherë “, tha ai./dardania.com

Foto 1 nga 14


Flash Lajme