Një ndër rrjetet sociale më të përdorura në botë, instagram së shpejti do të përditësohet.

Shumë shpejtë ky rrjet social do të bllokojë butonin “like”

Çfarë do të ndodhë?

Sigurisht ju do të keni mundësi të jepni “like” në një postim të dikujt tjetër, por nuk do të mund të shihni, sa “like” në total ka marrë ky postim.

Numrin e likeve do të mund ta shohi vetëm personi që menaxhon një faqe ose një profil në instagram, shkruan dardania.com.

Lajmi ka ardhur nga një specialist IT-je, i quajtur Jane Wong, i cili thotë se Instagrami do të eksperimentojë me një tjetër version, duke hequr etiketën e likeve.

Pavarësisht këtyre zërave, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë përditësim. /dardania.com


Flash Lajme