Facebook ka njoftuar kufizimin e video live-ve, pas sulmeve që ndodhën në Zelandën e Re, të cilat kamikazi që kreu vrasjet i transmetoi live pamjet.

Gjiganti teknologjik tha se do të ekzistonte një politikë e re e cila do të ndalonte ata që do të shkelin rregullat e Facebook Live.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka konsideruar një hap shumë të mirë këtë mase të ndërmarrë nga Facebook.

Udhëheqësit politikë nga Evropa, Kanadaja dhe Lindja e Mesme do të takohen me përfaqësues të lartë nga kompani të tilla si Facebook, Google dhe Twitter, për të apeluar eliminimin e materialeve terroriste në internet./dardania.com


Flash Lajme