Kompania Facebook ka njoftuar se dita e sotme do të kufizohen transmetimet live për ata që dhunojnë disa rregulla sociale, përfshi këtu edhe politikat e grupeve apo personave të rrezikshëm.

Vendimi i Facebook vjen pak para mbajtjes së një samiti për ekstremizmin online, që është organizuar pas sulmeve në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re dhe kompania e Zuckerberg ka premtuar se do të investojë në 7.5 milionë euro në teknologji, për të indentifikuar video dhe imazhe të manipuluara që i shpëtojnë kontrollit dhe ripostohen më vonë sërish.

Sipas njoftimit përmbajtjet e ndaluara do të fshihen automatikisht.

Kompania shkruan se fillimisht do të ketë paralajmërime për shkelje të rregullave të reja të Facebook dhe se “çdo kush që dhunon politikat tona do të jetë i limituar në përdorimin e LIVE për një periudhë kohe, psh 30 ditë nga dita kur është bërë shkelja”./e.k-Dritare.net


Flash Lajme