Ka diçka shqetësuese në lidhje me këtë foto të një ndërtese të braktisur, sepse hija e njeriut në plan të parë nuk i përket asnjë personi që ishte atje në momentin kur është shkrepur fotografia.

Foto është marrë në fshatin e braktisur të Spanjës Hormicedo, Castile dhe León, Spanjë, nga një fotograf 36 vjeçar, i cili po e vizitonte atë me të dashurin e saj.

Asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje të kuptonin nga vinte kjo hije, pohojnë ata, dhe me fshatin që është braktisur nga viti 1959, askush nuk e di kush është dhe kujt i takon kjo hije apo nëse është diçka tjetër.

Fotografja, e cila kërkoi të mos përmendet, e ndau foton me mbesën e saj, Mika.

“Ajo tha se ndjeu një ndryshim vërtet të çuditshëm në temperaturë, kur arriti aty, gjë që është e vërtetë, sepse ishte duke u ftohur me të vërtetë shpejt por ama për momentin nuk mendova se bëhej fjalë për diçka paranormale”, tha Mika.

Gjithashtu ajo tha se ndjeu edhe disa zhurma të çuditshme në shkurre por nuk iu kushtoi rëndësi deri në momentin kur pa imazhin e frikshëm.

Image


Flash Lajme