Një sipërmarrës italian ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të ruajtur verën e tij.

Ai i fut arkat me verë disa dhjetëra metra në fund të detit, pasi në këtë mënyrë ajo nuk vjetrohet kurrë dhe ruhet në mënyrë perfekte.

Çdo vjeshtë, Piero Lugano mbledh skuadrën e tij të zhytësve për të rikuperuar disa prej arkave që ka futur nën ujë, në brigjet e Sestri Levantes, Itali.

Shishet qëndrojnë aty për disa muaj, por ka edhe raste të veçanta kur ato janë ruajtur për pesë vjet në thellësitë e detit të Ligurias, pjesë e Mesdheut.

Sipërmarrësi italian, i cili më parë ka qenë profesor dhe ka studiuar për arkeologji detare, thotë se këtë metodë ruajtje e ka zbuluar pikërisht prej profesionit të mëparshëm.   (TemA)