Shkrimtarja e librave best seller ka folur për punën e saj dhe orët e tejzgjatura që rrinte për të përfunduar librat. A punon me të vërtetë rreth 22 orë në ditë?

Librat e shumtë që Danielle Steel ka botuar janë shumë pak, në krahasim me orët që ka ndenjur për t’i shkruar. Shkrimtarja 71-vjeçare e romancave ka botuar 179 novela vetëm për 7 vjet. Steel punonte 20 deri në 22 orë, për të mos përmendur ato herë kur rrinte 24 orë (megjithëse disa herë në muaj), për të përfunduar librat e saj, informon dardania.com

“Nëse punon 4 orë, ajo e quan atë natë pushimi.”,- thotë Business Insider.

Pyetjes: “Pse Danielle Steel është kaq e suksesshme, në krahasim me pjesën tjetër?”, iu përgjigj duke thënë se “nuk e kupton këtë mentalitet modern të ekuilibrit mes punës dhe jetës.”

“Unë e nis librin tim dhe nuk shkulem nga tavolina deri sa ta përfundoj draftin e parë. “,- thotë novelistja. Ajo shkon nga shtrati, në tavolinë, në banjë, në shtrat, duke përjashtuar të gjitha kontaktet përveç thirrjeve telefonike me nëntë fëmijët e saj.

“Unë nuk i kam krehur flokët e mi për javë të tëra.”,- thotë ajo.  Ushqimet i dërgohen në tavolinë dhe shkruan deri sa gishtat e saj djersiten, thonjtë i rrjedhin gjak dhe çdo muskul i mpihet. Faqja e lajmeve të biznesit, Quartz, e cilëson Steel si një frymëzim, duke thënë se nëse ndjekim shembullin e saj ne do t’i shohim shumë shpejt rezultatet. E pra, me të vërtetë është kështu? Ndërkohë sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, në moshën 71-vjeçare, Steel duhet të flejë për shtatë, deri në tetë orë çdo natë. Nëse i marrim bashkë, efektet e humbjes së gjumit, ndikimin e pagjumësisë në gjykim dhe produktivitet, frika ka qenë e madhe në lidhje me saktësinë e vetëvlerësimit të Steel. Për botimet e saj nuk mund të ketë dyshime, por skeptikët thonë se, ajo është fajtore për fshirjen e rolit të shkrimtarëve fantazmë.

Steel thotë se të punuarit rreth 22 orë në ditë është fizikisht proces brutal, por a është e mundur të bëhet gjithmonë?  “Jo, me pak fjalë.”,- thotë Maryanne Taylor studiuese e gjumit. Ju mund të punoni kaq shumë, por produktiviteti do të jetë jo i vlefshëm.

“Ideja që dikush mund ta mbështesë atë model në mënyrë efektive, të punojë, të shkruajë, të përdorë kapacitetin e plotë të trurit  është thjesht e pabesueshme për mua.”,- thotë Katie Fischer, një konsulente tjetër e gjumit, informon dardania.com

“Nëse Steel me të vërtetë flinte deri në 4 orë çdo natë, ajo po nënvlerësonte efektin negativ që ka kjo. Është e ngjashme me të qenit e dehur.”,- thotë Alison Gardiner, themeluese e programit për përmirësimin e gjumit, Sleepstation.

Me shumë mundësi Steel po e ekzagjeron me këtë mungesën e gjumit. Ndoshta kjo lidhet me një mutacion gjenetik, nga i cili vuan vetëm 1% e popullsisë. Këta lloj njerëzish, sipas studiuesve janë shumë vigjilentë, të alarmuar edhe pa pasur nevojë të konsumohet kafeinë, apo ilaçe të ndryshme. Nëse Steel është në mesin e kësaj përqindjeje të vogël, është e papërgjegjshme nga ana e saj, që të sugjerojë 22 orë punë edhe për njerëzit e tjerë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme