Një hulumtim i ri ka zbuluar se zgjedhja juaj e verës flet shumë për personalitetin tuaj.

Nëse ju pëlqen serial “Game of Thrones”, e konsideroni veten introvert dhe ju pëlqejnë udhëtimet, atëherë rezultatet tregojnë se mund të jeni preferues i verës së kuqe.

Studimi ka anketuar 2,000 amerikanë (të moshës 21+ vjet) dhe i ka analizuar dallimet në trajta të personalitetit mes atyre që pinë verë të bardhë dhe tyre që preferojnë të kuqe.

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumuesit e verës të bardhë janë më të prirë të qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe të jenë më ekstrovertë, e gjithashtu më të prirë të dëgjojnë muzikë punk.

Ata gjithashtu identifikohen si më shumë kureshtarë, sarkastikë dhe perfeksionist.

Në anën tjetër, konsumuesit e verës së kuqe janë më të prirë të identifikohen si më aventuresk, më të thjeshtë dhe më të organizuar.

Veç kësaj, konsumuesit e verës së kuqe preferojnë të zgjohen herët, të dëgjojnë jazz dhe ta konsiderojnë veten si “njohës të verës”.