Rritja e fëmijë është një nga kohët më të bukura për një prind, por dhe më stresueset. Kjo sepse duhet t’i mbani fëmijët të lumtur dhe të sigurt. Është shumë e vështirë që të shmangni rreziqet e mundshme, por duke u treguar më të kujdesshëm, ju mund ta reduktoni atë.

Dardania.com do ju tregojë 6 produkte që më mirë do ishte të mos i blinit fare, nëse nuk do të rrezikoni jetën e fëmijës tuaj.

1. Kapsula me detergjent për lavatriçe

Kapsulat e lavatriçeve, anë shumë të rrezikshme për fëmijët, pasi ata mendojnë që janë të ngrënshme. Por, nëse hahen, lëngu brenda është helmues, dhe shkakton djegie të rënda të lëkurës dhe syve. Gjithashtu dëmton mushkëritë.

2. Tullumbacet dhe objektet e tjera të vogla

Tullumbacet  janë shumë të preferuar nga fëmijët, por ata mund të shkaktojnë dhe vdekje. As objekte të tilla si bateri, magnete, tapa shishesh, nuk duhet t’u lihen në dorë fëmijëve.

3. Ushqim kafshësh

Në përgjithësi, ushqimi i kafshëve është helmues për njerëzit. Ka pasur shumë raste kur fëmijët janë sëmurë, pasi kanë ngrënë ushqimin e maceve apo qenve. Prandaj dardania.com ju sugjeron të tregoni kujdes ku e mbani ushqimin e kafshëve.

4. Lodra me helikë

Aq më shumë lodra me helikë të ketë fëmija juaj, aq më i rrezikuar është nga lëndimi. Kjo, sepse fëmijët mund të dëmtohen në fytyrë dhe sy, nga helika.

5. Trampolinë

Trampolina duket si një lojë argëtuese jo e rrezikshme, por raportet tregojnë të kundërtën. Ka ndodhur shumë raste që fëmijët kanë shkuar në emergjencë, për shkak të lëndimeve të mara nga trampolina.

6. Lule të rrezikshme

Shtëpitë mund të duken më të bukura me lule, por në kopsht nuk duhet të mbani çdo lloj bime. Ka disa bimë toksike që mund të jenë dhe vdekjeprurëse nëse i hani, prandaj tregoni kujdes./dardania.com


Flash Lajme