Lajme

Colors: Purple Color

Transparenca e financave publike, disiplinë fiskale, efikasitet në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike në mënyrë që të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik. Kjo është ajo që u përcoll nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë një takimi të organizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me MFE, për Sistemin e Integruar të Financave Publike.

Partia Demokratike kallëzon penalisht Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake pas dhunës së ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit. Ndërkohë, ish-deputetja Jurida Tabaku bën me dije se Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal dhe kërkon marrjen e masave për sjelljen brutale, joligjore e johumane gjatë gjithë periudhës kohore të gjashtë muajve të fundit por veçanërisht gjatë mëngjesit të 9 prillit ku fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan barbarisht në gjumë nga shteti që duhet ti mbrojë.

Flash Lajme