Gazetarja pa ndjenja nga gazi lotsjellës
Gazi lotsjellës ka sjellë dëme shëndetësore për protestuesit te parlamenti.
Gazetare e Tema Tv, pas goditjes se policisë me gaz ka humbur ndjenjat.
Gazi lotsjellës ka sjellë dëme shëndetësore për protestuesit te parlamenti.
Gazetare e Tema Tv, pas goditjes se policisë me gaz ka humbur ndjenjat.
Kreu i PD, Lulzim Basha nga para parlamentit tha se kryengritja demokratike do të fitojë. Ai tha se Nuk ka rrugë tjetër përveç largimit të Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore.
Gazetari Artur Zheji nga studio e lajmeve në RTV Ora deklaroi se dikush i kishte thënë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë urdhër të hidhet gaz sepse i kishte thënë Edi Rama.
Gazi lotsjellës i hedhur në drejtim të qytetarëve në protestën para Kuvendit, ka shkaktuar pasoja te disa prej tyre. Një grua e mëshuar menjëherë pas hedhjes së gazit është ulur në një stol.
Turma e protestuesve opozitare po marshon sërish nga hyrja e Rrugës së Elbasanit, drejt godinës së Kuvendit.
Policia shpërndau dy herë turmën e protestuesve me gaz lotsjellës, ndërsa ata po hidhnin flakadanë dhe po tentonin çarjen e kordonit policor.
Pasi qëndruan më shumë se 1 orë e gjysëm para Kryeministrisë, ku në mënyrë simbolike ata “pushtuan” shkallët e saj, tashmë protestuesit i drejtohen godinës së Parlamentit, për të vijuar skenarin e saj për protestën e mbrëmjes së sotme.