Lajme

Colors: Purple Color

Mbrëmë, në sallën e mbushur plot të Shkollës së Muzikës, u mbajt koncerti i pianistëve të njohur botëror nga Rusia, Polina Osetinskaya dhe Alexey Goribov.

Këto dy artist iu prezantuan publikut të Ulqinit dhe mysafirëve eminent nga Rusia të cilët verojnë në qytetin tonë me tinguj të paharrueshme të kompozicioneve të njohura të shkruara për dy piano, me katër duar dhe solo piano.

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq me bashkëpunëtorë, si dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë për Komunikacion dhe të Komunës së Ulqinit, vizitoi sot punimet e përfunduara në urën e Kllezës, pjesë e rrugës magjistrale të rikonstruktuar Ulqin -Krythë me gjatësi të përgjithshne 13,5 kilometër.

Edhe këtë vit mysafirët që pushojnë në Mal të Zi mund të thërrasin numrin special 08000 1300 për informatat dhe sugjerimet, ankesat dhe lëvdatat.

“Shumica e thirrjeve deri tani kishin të bënin me informatat dhe kishim disa ankesa, të cilit kishin të bënin me mosrespektimin e rregullave, me zhurmën, qiradhënien ilegale të akomodimit, uzurpimin e hapësirave në plazhe dhe mungesën e higjienës komunale”, thonë nga Organizata Nacionale Turistike (NTO).

Flash Lajme