Shqipëri

Colors: Purple Color

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka shpërthyer ndaj ish kreut të SHIK-ut, Fatos Klosi, i cili në një dalje televizive mori në mbrojtje personazhet e PS-së, të kapur në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Numërimi mbrapsht për pushtetarët e korruptuar shqiptarë ka nisur. E gjithë kjo luftë politike po bëhet për shkak të reformës në drejtësi dhe për ndërkombëtarët është shumë e qartë. Kosa e SPAK do presë nga të gjitha krahët dhe sinjalet janë se shumë politikanë nuk e duan dhe po bëjnë gjithçka për të mos lejuar ngritjen e organeve antikorrupsion.

Në orën 10:00 kanë mbërritur në ambientet e gjykatës së Kukësit katër personat e arrestuar, mes tyre tre punonjës të bashkisë dhe një qytetar.

Jashtë gjykatës ndodhen familjarët e të arrestuarve që nuk i kanë ndaluar thirrjet ‘Rama ik’, ndërsa edhe qytetarët bashkë me kryebashkiakun Bashkim Shehu janë në mbështetje të të arrestuarve.

Flash Lajme

Më të lexuarat