Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku ka mbetur i vdekur një person dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Policia e Vlorës bën me dije ngjarja ndodhi 01.10 më 27 maj në fshatin Poro të Novoselës.

Pas atentatit ka mbetur të plagosur dy shtetasit, por gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Vlorës ka humbur jetë 22-vjeçari dhe mësohet se personi tjetër është në gjendje të rëndë.

Raportohet se viktima është shtetasi Sotiraq Mehilli, 22 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur shoku i tij Eno Mataj, 32 vjeç.

Nga informacioni i policisë u tha se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet motor kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Besohet se dy të rinjve iu është ngritur pritë, ndërsa po priteshin të ktheheshin në banesat e tyre.

Gjithashtu u raportua se një automjet i tipit “Benz” është gjetur i djegur në afërsi të fshatit Bishan. Sipas policisë, automjeti dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë 32-vjeçari Mata, i rikthyer prej pak muajsh nga Greqia, ku ishte përshirë dhe dënuar për një seri grabitjesh. Në një prej grabitjeve në Greqi, Mata ka vrarë një avokat.

Vlorë

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.

Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin  zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

07.30-Atentat në Vlorë/Ekzekutohet 22-vjeçari, rëndë një tjetër

Një atentat ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.10 në fshatin Poro dhe si pasojë janë plagosur dy shtetasit, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22-vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Flash Lajme