Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se ka mbetur tërësisht qejfprishur nga vizita në Kosovë me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të saj nga forcat e Natos.

Qartazi kjo qejfprishje u dallua edhe në rrjetet sociale aty ku kryeministri i Shqipërisë si kurrë më parë nuk ka postuar asgjë për Kosovën, shkruan Albeu.com

Krisja e parë dhe e dallueshme mes palëve u duk qartë në ceremoninë e inagurimit të autostradës “Arbën Xhaferri”, aty ku Rama nuk ishte i pranishëm edhe pse ftesën e kishte në xhep.

Ndërsa prezenca e sotme në Prishtinë u duk se ishte sa për “sy e faqe”. /albeu.com/

Flash Lajme