Dy persona, mes së cilëve një shqiptar, janë arrestuar ditën e djeshme nga policia në Modena të Italiasë.

Atyre iu është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge kokainë dhe hashashi.

Operacioni policor u zhvillua të martën në mëngjes, pasi agjentët nisën të mbanin nën vëzhgim një banesë në rrugën Fossamonda, ku hyri makina e të dyhsuarit për trafik lëndësh narkotike.

Brenda apartamentit u gjet një burrë, maroken dhe një nga dy pakot që përmbanin një kilogram kokainë, të cilën ia kishte dorëzuar pak më parë nga shoferi i makinës, i cili ishte shqiptar.

Gjithashtu në banesë u gjetën mbi dy kilogramë hashash.

Nga kontrolli fillestar i bërë në bordin e automjetit nuk u gjet asnjë gjë, por makina më pas u dërgua në stacionin policor.

Hetuesit me përvojë identifikuan një ndarje të fshehtë, në pjesën e pultit të makinës, brenda së cilës ishte fshehur një pllakë prej më shumë se një kilogram kokainë dhe pak më pak se 40 mijë euro të mbushura me vakum.

Shqiptari që ka rënë në pranga është 25 vjeçari Redjan Plaka.

Sipas mediave italiane, nëse kokaina do të hidhej në treg, do të kishte një vlerë prej 300-400 mijë euro, ndërsa vlera e hashashit shkonte deri në 10 mijë euro.

Flash Lajme