Në kuadër të situatës politike, e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses- Ones, është pritur në një takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Takimi po zhvillohet në ambientet e Presidencës dhe vjen në një kohë ku politika ka pasur zhvillime të rëndësishme ditëve të fundit.

Nga ana tjetër, në Kuvend ka një mocion debati lidhur me këtë dekret, e ndërsa në orën 17:00, Presidenti Meta ka njoftuar një tjetër dalje të jashtëzakonshme.

Një ditë më parë, Presidenti priti në takim partitë e grupimit të qendrës së djathtë, aleatë të Partisë Demokratike, me të cilët diskutoi mundësitë për caktimin e një date tjetër për zgjedhjet vendore.

Palët vazhdojnë të jenë më të ndarë se kurrë në qëndrimet e tyre, me opozitën që kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie transitore, ndërsa shumica këmbëngul se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe e konsideron si nul dekretin e Presidentit.

Flash Lajme