Presidenti Ilir Meta ka njoftuar se pasditen e sotme do të mbajë një konferencë për shtyp. Kjo lëvizje e kreut të shtetit vjen në një ditë kur Kuvendi ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Në seancën e sotme të Kuvendit parashikohet një debat prej afro 5 orësh ku do të diskutohet draft-rezoluta për shkarkimin e Ilir Metës, pasi ky i fundit anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Dalja në media do të bëhet nga zyra e Presidencës në orën 17:00, ndërkohë që në fokus pritet të që të jetë kriza politike.

“Të nderuar kolegë!

Sot në ora 17:00, konferencë për shtyp në Presidencë.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftimin për mediet.

Flash Lajme