Kryeministri Edi Rama nga Korça pasditen e kësaj të shtune ka ritheksuar vendimin se zgjedhjet në 30 qershor nuk do të shtyhen dhe opozita jo parlamentare nuk do të tolerohet më.

Në fjalën e tij para simpatoizanteve socialiste shefi I qeverisë ka risjellë edhe njëherë në vëmendje marrëveshjen politike me Lulzim Bashën në 17 maj 2017, kur opozita nga çadra hyri në zgjedhjet që u shtynë me një javë nga presidenti i athershëm Bujar Nishani.

Shefi i mazhorancës tha se ishte ai që i kërkoi Bashës të futet në zgjedhje dhe se nuk pati asnjë presion.

” Ndërkohë që qeveria ka shumë punë për të bërë, dhe nuk është ndonjë kohë e favorshme me temperatura të larta për fushatë, do ishte gjëja më e thjeshtë. Por arsyetimi im është po kaq i thjeshtë. Duke kujtuar se evitonim një të keqe, ne do bënim të keqen më të madhe të mundshme për njerëzit dhe vendin. Duke i ikur një momenti të vështirë sot do ta shtrinim të keqen për vite të tëra nesër, sepse nuk është hera e parë që ndodh, është një film që e kemi parë dy vjet më parë. Kur në parlament duhej votuar vettingu ikën. Isha unë Romeo i asaj kohe që ju luta Xhuljetës siç nuk do kisha pasur dot fuqi t’i lutesha gjithë vajzave të bukura të Korçës në gjithë jetën time dhe në fund fare e binda Xhulin, hajde kërko çfarë të duash. Mori gjysmën e qeverisë, gjysmën më me peshë. Më tha çfarë do ti? Unë i thash të votoni vettingun, kush fiton qeveris dhe nuk shahet më në gjuhë të huaj Shqipëria. Kaq ishin kërkesat e mia”.

Ndër të tjera nga Korça kryeministri Rama ka theksuar se pas 30 qershorit askush nuk do të guxojë ta përdorën pushtetin për hesape personale, shteti mbi çdo politikan.

Flash Lajme