Në audio-përgjimin e 10-të të publikuar nga gazeta gjermane “Bild” lidhur me shit-blerjen e votave, dëgjohet telefonata mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe drejtorit të Ministrisë së Brendshme Arben Keshi.

Arben Keshi është një nga personat kyç përgjegjës për blerjen e votave, duke detyruar punonjësit e administratës publike të votojnë për PS dhe gjithashtu ai i dha urdhrat Policisë së Shtetit për të bllokuar votuesit e Partisë Demokratike për të votuar, shkruan “Bild”.

Një eksponent PS telefonon Arben Keshin dhe e informon se është tek një familje duke blerë votat. Por sipas tij kryetari i familjes nuk pranon ta shesë votën për më pak se 30 mijë lekë.

Ndërkohë drejtori ia kthen, se nëse nuk pranon aq para mund të votojë Partinë Demokratike.

Përgjimet

Arben Keshi: Hiç.

Damian Gjiknuri: Ndonjë merak ndonjë gjo?

Arben Keshi: Do vijnë tani këta deputetët se kanë ardhur ata të PD-së.

Damian Gjiknuri: Do vijnë ata tani. Se kanë gjënë notën e aty.

Arben Keshi: Unë s’kam fjet fare.

Damian Gjiknuri: E di, e di. Do vijnë tashi.

Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë të gjithë nga rrethet dhe askush si njeh.

Damian Gjiknuri: E di ashtu i kanë sjell ata se s’kanë besim tek te vetët. Nejse do të çoj dhe ça çuna, ti kesh aty, një furgon tjetër. Ti nis ça që të rrinë aty. Të jenë aty të shtabi jot për çdo rast, mos dalin ata, se janë ca se janë nga ata tipa problematik. Por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.

Flash Lajme