Një 48-vjeçar shqiptar i arratisur nga burgu grek, është arrestuar nga policia.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se 48-vjeçari shqiptar është arrestuar natën e së premtes në afërsi të stacionit të trenit në Tryntha Nafplio, Lamia.

Shqiptari 48-vjecar është arratisur nga paraburgimi  më 4 prill 2019. Ai ndodhej në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Athinë që e kishte dënuar atë me 11 vjet e 6 muaj burg për vjedhje të rëndë dhe grabitje.

Tani 48-vjecari  i arrestuar do të ndiqet penalisht, ndërsa hetimet paraprake do të kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Lamia.

Flash Lajme