Presidenti Ilir Meta “thumbi” sërish sot kryeministrin, përmes një postimi në “Facebook”.

“Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja”, shkruan kreu i shtetit në “Facebook”, duke shtuar se “timonieri ynë ka timon por s’ka frena”.

Postimi i Metës

Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi “krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura.

Flash Lajme