Ambasada Amerikane në Tiranë ka organizuar mbrëmjen e së enjtes pritjen e përvitshme me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës. Të pranishëm në këtë event ishin drejtues të lartë të shtetit, ministra, ish-ministra, diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, artistë etje.

Në fjalën përshëndetëse, e ngarkuara e misionit të SHBA, Leyla Moses-Ones përshëndeti të pranishmit dhe bëri një rezyme të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

Zyrtarja e ambasadës amerikan tha se puna për reformën në drejtësi po ecën dhe po punohet me ritme të shpejta për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë si p.sh SPAK. Gjithashtu Leyla Moses-Ones tha se po vijon puna për forcimin e lirisë së mediat në Shqipëri.

Flash Lajme