E ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones ishte e pranishme në Festimin e Ditës së Pavarësisë së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarja e ambasadës amerikane tha se puna për reformën në drejtësi po ecën dhe po punohet me ritme të shpejta për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë si p.sh SPAK.

Gjithashtu Leyla Moses-Ones shtoi se po vijon puna për forcimin e lirisë së mediat në Shqipëri.

“Ne amerikanët e konsiderojmë veten kujdestarë të kësaj fryme revolucionare, të asaj shprese dhe optimizmi të pamatë të ëndrrës amerikane… Edhe Shqipëria, ashtu si Amerika, u ngrit gjithashtu për të drejtat e saj 28 vjet më parë, ku shumë rrezikuan gjithçka – përfshi jetët e tyre – si për të përfytyruar, ashtu edhe për të punuar për një fillim të ri për vendin tuaj. Historitë tona përkatëse kombëtare vazhdojnë të shpalosen dhe uroj të vazhdojnë ta bëjnë këtë, në drejtimin e duhur dhe fisnik”, thuhet në një mesazh të ambasadës në “Facebook”.

Ceremonia për shënimin e 243 vjetorin e Pavarësisë së SHBA u mbajt në rezidencën amerikane në Tiranë. Gjatë mbrëmjes ra në sy qëndrimi pranë njëri-tjetrit i presidentit Meta dhe kreut të Kuvendit Ruçi edhe pse Parlamenti ka nisur procedurat për shkarkimin e kreut të Shtetit.

Flash Lajme